rrnoftdrenica

RRNOFT DRENICA HEROIKE

 

                                                                      


 

Vallja e Shotes ne veshje tradicionale nga Drenica

RRNOFT DRENICA KUQE

Drenica e Kuqe
Edhe pas vitit 1455, kur Kosova pėrfundimisht ra nėn sundimin turk, Drenica mbeti e papėrkulur dhe e panėnshtruar. Kjo zgjati (mbi 400 vjet) deri rrethviteve 1850-1860, kur njėfar Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinės, i pushtoi disa fshatra tė kėsaj treve, tė cilat sot e kėsaj dite njihen me emrin Drenica e Pashės. Siq tregojnė pleqtė, ky farė pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinės dhe pa ndonjė kundėrshtrim tė fortė i pushtoi fshatrat deri te Qikatova. Kur e dėgjuan kėtė drenicasit e morėn si dhunė nderi, fyerje tė rėndė dhe ia kthyen pushkėn, duke mos e lėnė tė shkojė mė tutje. Kėshtu pjesa tjetėr e Drenicės, qė nuk u nėnshtrua por i mbrojti trojet e veta me armė e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, qė nga ky moment historik, Drenica ndahet nė dy pjesė.
1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epėrme, nė veri, qė pėrfhsin pjeshėn dėrrmuese tė fshatrava, afer tetedhjete fshatra.
2) Drenica e Pashės ose Drenica e Ultė, nė jug, qė pėrfshin diku rreth 20 fshatra.

Sidoqoftė, Drenica nė historinė tonė kombėtare, mbetet territor i qėndresės shqiptare, qė secilit pushtues i rezistoi me armė nė dorė. Qė nga
Beteja e Kosovės (1389) e deri mė sot, nga kjo trevė dolėn njerzė qė me pushkė e me penė luftuan pėr qlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė luftėn e parė kundėr osmanėve, nė Betejėn e Kosovės, trimi drenicas, Millosh Nikollė Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skėnderajit) do ta plagosė pėr vdekje sulltan Mratin I . Edhe nė luftėn e mėvonshme antiosmane, qė e udhėhoqi Austria, morėn pjesė shqiptarėt. Mė 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarė, shumica drenicas.

Emri
Drenicė ua shtinte frikėn armiqve. Edhe vetė sulltanin nuk e linte tė qetė nė Stamboll. Sa e sa fermane u nėnshkruan e sa e sa koka pashallarėsh u prenė pėr tė, por kot. Tėrė Ballkani dhe Evropa ishin qetėsuar e nė Drenicė ende s“kishte pushtet tė plotė turk. Edhe atėherė kur provuan ta vėjnė pushtetin, mė 1891, dėshtuan: Saraji Hamidije nė mes Llaushės, Polacit e Prekazit u rrėnua plotėsisht ndėrsa kajmekami me gjithė nėnpunėsit e tjerė u dėbuan brenda natės.

Pushteti borgjez serb ia kishte dron kėsaj ane aq shumė sa qė e quante 
Kunsulli serb nė Prishtinė (gjatė sundimit turk) Borisllav Nushiqi (1864-1938) lavdėrohej, qė hipur mbi kalė, kishte kaluar nėpėr tokėn e Drenicės. Edhe nė elaboratet e ndryshme qė gatuheshin nėpėr kabinetet e krerėve dhe akademikėve serbė pėr shpėrnguljen dhe zhdukjen e shqiptarėve, Drenica parashikohej si vendi mė i rrezikshėm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia vendėse (shqiptarėt). Vetė mbreti Aleksandėr pati propozuar qė ky territor tė shkatrrohej plotėsisht. Borgjezia serbe mendonte se me djegjen e fshatit tė fundit dhe me vrasjen e fėmijės sė fundit nė Drenicė. pėr opinionin tonė do tė hiqet nga rendi i ditės edhe vetė qėshtja shqiptare.Numri i atyre qė luftuan kundėr pushtuesve turq, austrohungarez e posaqėrisht kundėr atyre serbė ėshtė shumė i madh. Nga trevat e Drenicės u dalluan: Bejte Galica,Ahmet Delija, Shaqir Smaka, Azem Bejtė Galica, Shotė Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reqaku, Fazli Berani, Bajram Tėrdevci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.

"Mos kij besim te serbėt!...."
Edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore rezistenca dhe revolta mė e madhe kundėr sllavokomunistėve qetnikė shpėrtheu nė Drenicė. Kėtu ende ruhej amaneti i Azem Bejtė Galicės dhe i shokėve tė tij se << besė me shka nuk ka >>. Ky amanet u rikujtua edhe gjatė atyre viteve tė stuhishme. Mė 8 prill 1943, kur nėpėr fshatrat e Drenicės propagandohej pėr vllazėrim-bashkim, Fadil Hoxha vetė shkoi nė fshatin Berishė. Aty u takuan me plakun e menqur tė atij fshati, me Tahir Berishėn, i cili pos tjerash i pat thėnė: << Mos kij besim te serbėt! Gjithmonė na kanė mashtrue e kanė me ju mashtrue.>> Kjo doli e saktė dhe shumė shpejt u vėrtetua. Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bė ploja mbi Drenicė. Gjatė kėsaj periudhe tė ndėrlikuar historike nė mesin e shumė tė tjerėve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmet e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gėrguri etj.

Lumja ti Drenicė e Kuqe-Asnjė plumbė kurrė nuk e huqe! (Populli)  
Pėr qėshtjen kombtare, Drenica asnjėher nuk i ka kursyer trimat!

DRENICA/DRENAS

 

Qendra rinore
Qendra rinore
Qendra e Rinisė Drenas me te perfunduar dy projekte shumė tė rėndėsishme atė tė dukurive negative dhe projektin kunder SIDES ka ka parė tė arsyeshme dhe tė nevojshme grumbullimin e rrobave dhe gjėsendeve tjera tė nevojshme pėr familjet e dėshmorėve ,invalidėve tė luftes dhe familjet skamnore, nė stinėn mė tė ftohėt tė vitit atėher edhe kur ndihma jonė pėr kėto familje ėshtė mė sė e domosdoshme .Qendra e Rinisė ka filluar sotė aktivitetin e saj nė kėtė projekt ku ka bėrė propagėndėn pėr mes dy radiove lokale dhe njoftimeve tjera .Grumbullimi i ndihmave do tė bėhet nė Qendren e Rinisė Drenas dhe nė tė gjitha shkollat e fshatrave tė Drenasit deri mė datėn 28.12.2004 .Aktivistėt e Qendres sė Rinisė nė Drenas do tė jenė qdo ditė nė teren pėr tė mbledhur veshmbathje, libra e fletore dhe gjėsende tjera nė pikėn kryesore ne Qendren e Rinisė Drenas .

Njiherit Qendra e Rinisė fton tė gjithė qytetarėt e vullnetit tė mirė qė tė ndihmojnė ato familje qė dhan mė sė shumti qė ne sotė tė jetojmė tė lirė.

Tė gjitha ndihmat e grumbulluar do tė shpėrndahen me 31.12.2004 pėr tė gjitha familjet e nevojshme.

 

 

HAMEZ JASHARI

Nė qendrėn e Dardanisė ilire, gjėgjėsisht tė Kosovės sė sotme, shtrihet  Drenica heroike. Kjo trevė kreshnikėsh, qė nė antikė njihej me emrin Klapotnik na e pėrkujton qdo herė historinė tonė tė lavdishme nė shekuj. Ky emėr kaq i dashur dhe krenar pėr ne, gjithmonė ka qenė dhe ėshtė tmerr pėr armiqtė tanė. Sa e sa herė armiq tė ndryshėm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanė eshtrat nė te. Kjo fole trimash u bė sinonim i rezistencės dhe i qėndresės mbarėshqiptare pėr liri dhe pavarėsi kombėtare.
Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund tė jetė se kjo rrjedh prej fjalės dré - dréri, pasi qė dikur drerė kishte mjaftė nė kėto vise bregore. Drenica pėrfshin njė territor kodrinor ndėrmjet Fushės sė Kosovės nė lindje prej Goleshit e Qiqavicė, maleve tė Carralevės nė jug, malit Mokna nė veri dhe rrafshit tė Dugagjinit nė perėndim. Pra, ajo paraqet njė territor kompakt, njė tėrėsi gjeografike, nė tė cilėn gravitojn mbi 100 fshatra. Nė pikėpamje administrative ėshtė e copėtuar dhe fshatrat e saja u takojnė disa qendrave komunale: Skėnderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisė dhe Malishevės.

 

FEHMI LLADROFCI

Fehmi Lladrofci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė shoqen, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Shtypja dhe robėria e popullit tė tij u bėnė frymėzim, kurse veprat e patriotėve tanė tė mėdhenj udhėrrėfim pėr rrugėn qė do ta ndjekė mė pastaj. Ėshtė njėri prej intelektualėve mė nė zė tė Drenicės, i cili u pėrkushtua nė rrugėn e lirisė, kurse me veprimin e vet u bė shembull pėr brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar pėr atdheun. Krahas punės revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetėdijshėm se pa shkollim nuk mund tė ecej pėrpara. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, kurse tė mesmin nė Prishtinė. Burgu dhe torturat nuk e luhatėn nga rruga e lirisė
Lėvizjet studentore tė vitit 1981 te ky personalitet patėn ndikim tė posaēėm. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosėn me burg tė rėndė. Edhe burgu i rėndė, por edhe torturat e mėdha qė pėrjetoi nė asnjė ēast nuk e luhatėn nga rruga e lirisė dhe qėllimi pėrfundimtar pėr ēlirimin e atdheut. Ai do tė njihet e do tė kontaktojė me shumė patriotė e atdhetarė tė shquar, tė cilėt po ashtu kishin ideal ēlirimin e atdheut nga kolonialistėt serbė. Njė periudhė kohore Fehmiu qėndroi nė Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qėndrimi i tij nė Kosovė nė rrethanat e atėhershme ishte i pamundur. Mu pėr kėtė, ai njė kohė e kaloi nė mėrgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinė atdhetare nė bashkimin e forcave shqiptare qė vepronin nė Perėndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do tė bėhet i njohur edhe si politolog, kurse pėr njė periudhė kohore do tė vėhet edhe nė krye tė lėvizjes atdhetare atje.
Ngjarjet qė pasuan, pas viteve tė nėntėdhjeta, atė e radhisin nė mesin e atdhetarėve qė kishin vendosur me seriozitetin mė tė madh t’i qasen ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ishte njėri prej personaliteteve qė mendonte se Kosova duhej tė ndėrronte strategjinė e veprimit, kurse rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Ai ishte edhe njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, kurse diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur. Fehmiu i kishte fare mirė tė qarta edhe intersat strategjike tė shteteve fqinje dhe ato tė Fuqive tė Mėdha nė raport me Kosovėn, por gjithherė ishte optimist se nėpėrmjet njė kryengritjeje gjithėpopullore Kosova do tė ēlirohej pėrfundimisht nga kolonialistėt serbė. Kur plasi lufta nė Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmė nė radhėt e popujve kroat e slloven qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit t’i ēlironte nga zgjedha e robėrisė. Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė. Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do t’i pėrgatiste mirė, do t’i kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur. Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė. Komandanti i brigadės 314 tė TMK-sė "Fehmi Lladrofci" nė Kastriot nga kujtimet e tij pėr figurėn madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatė periudhės kur UĒK-ja vepronte nė ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherė ndodhej nė kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej nė mėrgim, por i interesuar me tėrė qenien e vet pėr vendlindjen dhe Kosovėn. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por pėrbėnin edhe enigmėn qė ishte e arsyeshme gjatė veprimeve nė ilegalitet. Ishin kėto vitet 1993-1994, kur praktikisht UĒK-ja mori fizionominė e njė organizmi tė armatosur. Meqenėse kishte njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė ndihmuar e fuqizuar rezistencėn e armatosur, Fehmi Lladrofci, qė ishte i pandashėm nga bashkėshortja e tij Xheva, po ashtu dėshmore, nė vitin 1996 mėsyn tokėn e Kosovės nėpėrmjet Shqipėrisė. Nė pėrpjekjen e tij tė vitit 1996 pėr tė hyrė nė Kosovė bashkė me njė grup shokėsh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset nė kufi. Atė ditė bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej nė grupin e Fehmiut, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Kosovė.
Ngjarjet dhe dinamika e tyre qė pasuan nė Kosovė atė e radhisin nė mesin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ishin ngjarjet e fuqishme qė ndodhen nė Drenicė dhe Kosovė ato qė i krijuan mundėsi qė ai me tėrė qenien e tij tė radhitet ne mesin e luftėtarėve tė rinj, tė cilėt me vendosmėrin e tyre ishin pėrcaktuar nė drejtim tė ēlirimit tė Kosovės. Pasi kishte bėrė shumė punė tė rėndėsishme nė organizimin dhe mobilizimin e mėrgimtarėve, la kolltuqet e Perėndimit dhe u nis nė Drenicėn dhe Kosovėn e tij tė dashur. Meqė kishte pėrballuar me sukses rreziqet nė zonėn kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, Fehmi Lladrofci i shoqėruar me bashkėshorten e tij Xhevėn arrin nė Drenicė. Nė fillim vendoset nė fshatin Aēarevė, kurse mė pastaj nė Likoc dhe fshatrat pėrreth. Aty ku kėrciste pushka, ishte e pamundur tė mos ndodhej Fehmi Lladrofci. Pas rėnies sė komandanti tė UĒK-sė Adem Jashari, Fehmiu do tė merret me organizimin e UĒK-sė nė zonėn qė pėrfshinte pjesėn lindore tė Drenicės, qė nėnkuptonte bjeshkėn e Qyqavicės dhe fshatrat pėrreth, ku edhe mori pėrgjegjėsinė pėr tė drejtuar ushtrinė nė njė zonė mjaft tė gjėrė. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumė vullnetarė, tė cilėt dėshironin nė ēdo mėnyrė tė radhiteshin nė radhėt e UĒK-sė. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gėzonte pa masė Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte tė ofronte dhe tė frymėzonte njerėzit, bashkatdhetarėt dhe bashkėvendasit pėr betejat qė do tė pasonin nė pėrpjekjet pėr clirimin e Kosoves..

 

Komandanti legjendar

Mė 5 mars 2001, bėhen 4 vjet prej ditės kur, nė Luftėn e Madhe kundėr forcave policore e ushtarake serbe, nė Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Me veprėn e tij luftarake, begatoi legjendariumin tonė kombėtar edhe me njė petk tė ri tė realitetit mbinjerėzor. Besėn shqiptare e stolisi edhe me njė kurorė madhėshtore. Trimėrinė tradicionale e ngriti nė piedestal. Poetikės sonė i dhuroi edhe njė kryeprotagonist tė famshėm. Historisė i shtoi njė kaptinė tė veēantė e mė tė lavdishme. Mbarė botės, edhe njė herė, i tregoi se ēfarė ēmimi mund tė paguajė populli shqiptar pėr liri e pavarėsi.

Babai i tij, Shaban Jashari, ndihmoi formimin patriotik tė Adem Jasharit. Ai, mė 1937, mbaron mėsimet nė gjuhėn arabe nė Medrese tė Mitrovicės. Leximin dhe shkrimin shqip i mėsoi si autodidakt. “Shquhej me bindje tė paluhatshme fetare, kombėtare e shkencore. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, u gjet me ditar nė dorė. I takonte gjeneratės sė parė tė mėsuesve nė Drenicė. Filloi punėn nė shtėpitė shkolla dhe nė kushte mė tė vėshtira”. Ishte koha kur nxėnėsve shqiptarė, sipas teksteve e programit pansllavist serb, duhej t’u shpjegohej se “tė parėt e popullit tanė ishin sllavėt”! Ēdo gjė kombėtare shqiptare trajtohej si nacionaliste e armiqėsore. Mėsuesi trim bile nė kundėrshtim flagrant me norma tė huaja pedagogjike nė shkollat shqipe. Frymėzohej veēanėrisht nga Bajram Gashi i Rezallės, atėdhetar i dėshmuar, nip i tij, hoxhė, mėsues dhe inspektor i shkollave. Tani e tutje, nxėnėsve u mėsonte vjersha tė Naimit, Mjedjes e Fishtės. U thoshte se “tė parėt e popullit tonė janė ilirėt e jo sllavėt”. Nė debate ilegale, shpesh shtronte pyetje: “A ka besė me tė pabesėt; a ka bashkėjetesė me ata qė e gjuajnė gurin dhe e fshehin dorėn; qė tė vrajnė natėn e tė qajnė ditėn; Vallė sa miliona shqiptarė do tė ishin sot nė Ballkan, po tė mos e kishim pėrbindėshin serb midis nesh. Ndiej dhembje pėr ata qė, edhe sot ėndėrrojnė pėr ndonjė “bashkim-vėllazėrim” me shkie. Sa herė e provuam kėtė politikė, e paguam me kokė”. Regjimi komunist nė Skėnderaj, mė 1951 e largon nga puna, me akuza se “ėshtė religjioz, nacionalist dhe bashkėpunėtor i Dervish Koprivės, njėri nga ballistėt e njohur nė Drenicė”. Nxėnėsve, dashamirėve, po edhe bijave e bijėve tė vet shpesh, u fliste me emocione tė thella pėr dijetarė dhe trima tė Prekazit e mė gjerė, pėr Ahmet Delinė, Mursel Ahmetin, Ramė Islamin, Emin Latin, Hafėz Arifin, Hys Feratin, e mė nė fund pėr Nebih e Tahir Mehėn.

Tahir Meha, mė 13 maj 1981, mu nė ditėn e festės tradicionale tė Sigurimit shtetėror jugosllav, prej kullės sė vet, lufton me njė njėsit tė policisė sekrete, qė e rrethuan dhe donin tė arrestonin. Nė Kosovė ndodhej edhe ministri jugosllav i punėve tė brendshme, krimineli Franjo Herleviē. Sulmojnė me tanke e helikopterė. Ishte kjo lufta e parė e armatosur kundėr regjimit okupator, pas 32 vitesh, kur Rifat Berisha, mė 17 maj 1949, lufton kundėr forcave policore – ushtarake nė Gajrak tė Malishevės. Ranė dėshmorė Tahiri dhe babai i tij Nebihu, pasi vranė 4 policė dhe plagosėn disa tė tjerė. Varrimi bėhej mė 15 maj 1981. Pjesėmarrja e shqiptarėve ishte e ndaluar rreptėsisht. Ademi, megjithė urdhėrin policor, sė bashku me babanė, Shabanin, dhe tė vėllanė, Hamzėn, u gjetėn aty. Nė shenjė tė pikėllimit tė thellė, qė tė tretė sė bashku me tė pranishmit e paktė, mbi varret e kėtyre dėshmorėve betohen: “Lufta me Serbinė do tė shkojė deri nė fund”. Kjo ishte edhe njė ditė historike, kur Adem Jashari i shpalli luftė Serbisė. Ai qysh i ri, organizoi dhe mori pjesė nė demonstrata, si nė Skėnderaj, Mitrovicė e Prishtinė, kundėr Kushtetutės sė tankeve, mė 1989/90, me tė cilėn Serbia suspendoi KSA-nė e Kosovės dhe bėri ripushtimin klasik tė saj.

Adem Jashari, mė 3 nėntor 1991, shkon nė Akademinė Ushtarake “Skėnderbej” – Dega e Forcave Tokėsore nė Tiranė, pėr stėrvitje, qė organizohej si kurs njėmujor. I takoi kontingjentit tė parė. Mėsoi qitjen me tė gjitha llojet e armėve, qė nga pistoleta e deri te mortajat e granatahedhėset. Tregoi rezultate shembullore.

Mė 30 vjetor 1991, “nė orėt e hershme tė mėngjesit, forca tė mėdha policore, me armatim tė rėndė, rrethojnė Familjen Jasharaj. Kėrkonin dorėzimin e Ademit ose do ta pushkatonin babain e tij Shabanin, qė e mbanin peng. Rifati, Hamza dhe Ademi u shpallin rezistencė tė armatosur. Tė shtėna dėgjohen edhe nga fqinjtė pėrreth. Kolona tė gjata njerėzish, nga tė gjitha anėt e Drenicės, nisen nė drejtim tė Prekazit. Situata qetėsohet kah ora 16, me ndėrhyrjen e subjekteve politike shqiptare. U keqtrajtuan me dhjetra gra, fėmijė e pleqė”. Mė 26 nėntor 1997, nė Rezallė tė Re, sė bashku me shokėt, pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, theu sulmin e njė ekspedite ushtarako-policore.

Mė 22 janar 1998, trojet e Adem Jasharit rrethohen pėr sė dyti. Tė vetmit, qė e mbijetuan kėtė rrethim, janė Bajram Gashi, nipi i tyre dhe Iliriana, bija e Rifatit. Bajrami tregon: “Nė mrėmje tė 21 janarit, shkova te dajtė. Ishte muaj i ramazanit. Nė kullė, pėr fat, i gjeta dajėn Shaban me tė dy djemtė, Hamzėn e Ademin. Mė pritėn me gėzim tė madh, sikur po e dinin se kjo ishte pritja e fundit. Ademi, pasi u terrua, veshi armėt dhe u nis pėr nė detyrė tė vet. Daja Shaban, nė bisedė, mė tha: ‘Po nipo po, po flitet si do tė na rethojnė. Por, neve, pėrveē vdekjes, s’ka forcė qė na detyron t’ia kthejmė shpinėn pragut tė shtėpisė’. Tė nesėrmen, para syfyrit, dola nė korridor tė odės, pėr tė marrė abdest e pėr tė falur sabahin. Papritmas, afėr dritares, shpėrtheu njė bombė. U thyen xhamat. Daja Shaban tha: ‘Bajram, u rrethuem’. Mori automatikun dhe, prej dritares, shtinte pa ndėrpre. Nipat, Besimi (16), biri i Hamzės, dhe Kushtrimi (13) e Fitimi (17), bijtė e Ademit, qė ishin me ne nė kullė, sikur bėnin gara me gėzim, nė ndonjė lojė, kapėn armėt dhe filluan luftėn. Nga bomba e dytė, dera ra pėrbrenda. Kulla u mbush me tym.

Hamza me Zarifen, tė shoqen e Rifatit dhe me tė dy vajzat, Iliranėn (24) dhe me Selveten (20), bijėn e vet, luftonin nga shtėpia e vjetėr. Adilja, shoqja e Ademit, mbante lidhjet shtėpi-kullė. Feridja, shoqja e Hamzės, kujdesej pėr strehimin e fėmijėve. Mu aty, shpėrtheu edhe bomba e tretė. Pėreē demolimeve, s’pat pasoja tė tjera. Ishte luftė e vėrtetė. Dukej sikur oborrit i shkonte flakė. Filluan tė shtėna edhe nga fqinjėt. Daja Shaban, nė stilin e Azem Galicės, lėshoi kushtrimin me zė tė lartė: ‘O pritmi nė atė anė e mos mi lėsho asnjė tė gjallė’. Nė ora 6 tė mėngjesit, armiqtė tėrhiqen. Iliriana e Selveti kishin marrė plagė tė lehta. Ndihmė mjekėsore u ofruan mjekėt dr. Abdyl Salihu dhe dr. Bajram Rexhepi, tani kryeministėr i Kosovės, qė erdhėn prej Mitrovicės. Mė vonė erdhi edhe Ademi. Mė pėrqafoi, duke mė thėnė: ‘A ti Bajram po lufton kėshtu a’? Edhe sot mė duket se mustaqet e tij tė gjata, ende mė kanė mbetur nė faqen time tė djathtė”. Mė 28 shkurt 1998, Adem Jashari me bashkėluftėtarėt, nxitoi nė frontin e luftės nė Likoshan e Qirez. Edhe aty jep njė kontribut tė veēantė pėr thyerjen e hordhive gjakatare serbe.

“Mė 5 mars 1998 rrethohet pjesa mė e madhe e Drenicės Veriore. Adem Jashari, pėrmes radiolidhjeve, nga Jetullah Geci nė Llaushė, njoftohet se, nga Mitrovica pėr Skėnderaj, po arrinte njė kolonė e gjatė e forcave policore e ushtarake serbe. Prej andej do tė fillojė rrethimi i Prekazit tė Poshtėm’. Nė pikėsynim ishin Kulla dhe shtėpitė e Adem Jasharit. Vinin edhe tri kolona, nga Prishtina nė drejtim tė Gllogofcit; nga Klina drejt Malishganit dhe tjetra depėrtonte prej Siēeve, Kopiliqi e Aēareve. Ndėrkohė, vetėm rreth fshatit Prekaz i Poshtė, vėreheshin mbi 100 automjete, prej tė cilave 70 tė blinduara. Nė Fabrikėn e Municionit, sipas njoftimeve tė OSBE-sė, ishin pozicionuar forca tė specializuara serbe. Tė gjithė ishin nė gatishmėri luftarake. Prekazin, pak mė vonė, e rrethojnė edhe 200 automjete tė blinduara. Ishte e pamundur qė dikush tė ofronte ndihmė.

Familja e Adem Jasharit, njėzėri, vendosėn tė mos largoheshin nga shtėpia. Ata qė ishin tė aftė, kapėn armėt dhe zunė pozitat pėr luftė. Tė gjithė angazhohen pėr ndihmė njėri-tjetrit, pavarėsisht nga mosha e gjinia. Rreth orės 6 tė mėngjesit, nga Fabrika e Municionit, dėgjohen tri tė shtėna. Supozohet se paralajmėronin luftėn. Nga ora 6.45, prej kėsaj fabrike dalin forca tė mėdha tė artilerisė sė rėndė. Vendosen nė Mishlan, kodra mė e lartė nė lagje, pėrballė shtėpive tė Jasharajve, nė lindje. Ky ishte rrethimi i fundit dhe mė i forti. Sipas vėzhguesve, nė rrethimin e Prekazit tė Poshtėm, pėrkatėsisht tė lagjes sė Jasharajve, ishin angazhuar afro 8000 trupa.

Komandanti Legjendar Adem Jashari, nė bisedė telefonike me njėsitin e UĒK-sė nė Llaushė, u thotė: ‘Pėr hajr na qoftė lufta’, duke shprehur kėshtu vendosmėrinė e njė ushtaraku trim e tė pathyeshėm.

Filloi sulmi i pakrahasuar nga tė katėr anėt. Lufta zgjati tėrė ditėn. Nė mbrėmje, tė shtėnat ishin paksa mė sporadike. Vritet Adile Jashari, bashkėshortja e komandantit, duke i ndihmuar burrit me armė e municion. Mė 6 mars, lufta vazhdon me tė njejtin intensitet, por nga distanca. Serbėt kurrė s’kanė bėrė luftė ballė pėr ballė, por vetėm nga distanca. Nga rezistenca e Komandantit dhe e Jasharajve, forcat serbe shpesh tėrhiqeshin nga njė pozicion nė tjetrin. Fitim Jashari (17), djali i Komandantit, dy ditė e ka mbajtur pozicionin e vet luftarak, derisa ka rėnė trimėrisht. Luftuan edhe tė gjithė tė tjerėt, qė ishin tė aftė pėr ta mbajtur pushkėn dhe pėr aq sa patėn municion.

Mė 7 mars, qė nga mėngjesi, forcat armike shumėfishohen. Detonimet ishin edhe mė tė fuqishme. Deri nė momentin e fundit Komandanti s’e ndėrpreu kėngėn ‘Besa-Besė’. Kėndonte sepse, siē thoshte vet: ‘Erdhi dita tė luftojmė nė front dhe haptas me Serbinė. Jemi nė pozicionin mė tė shenjtė dhe mė tė shtrenjtė – pranė vatrės dhe tokės sonė etnike. Kam bindje tė plotė se Serbia, pas kėsaj lufte, do tė humbė. Kosova dhe shqiptarėt do tė ēlirohen pėrgjithmonė’. Kėndonte pėr ta forcuar moralin luftarak tė familjes, nė ēastet kur tė gjithė e shikonin vdekjen pėr sė afėrmi. U thoshte: ‘Mos u frikėsoni. Qėndroni trimėrisht, ashtu qysh keni qėndruar gjithmonė’.

Njė predhė e rėndė, ndoshta raketė tokė-tokė, godet shtėpinė e Komandantit, nga pjesa verilindore. Ia qėllon dhomės ku ishin trehuar 14 veta, tė moshave prej 7-72 vjeēare. Prej tyre, 12 ranė dėshmorė. Shpėtojnė Besarta (12) dhe Kushtrimi (13).

I parafundit, nga anėtarėt e familjes sė Shaban Jasharit, ditėn e tretė tė luftės, para derės sė shtėpisė mė tė madhe, ra heroikisht Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. E ēoi nė vend betimin e dhėnė mbi varrin e Tahir Mehės, para 17 viteve.

Para muzgut, Kushtrimi mendon se ka kaluar rreziku. I thotė Besartės “Tė dalim, ndoshta shpėtojmė!” Posa del nė derė, plumbat e armikut e qėllojnė edhe atė. Ra edhe ky dėshmor, afėr babait legjendar e tė shtrenjtė.

“Prej 22 anėtarėve, qė ishin nė shtėpi ditėn e sulmit, 20 ranė nė altarin e lirisė: Shaban Murat Jashari (74), Zahide Shaban Jashari (72), Zarife Rifat Jashari (49), Hamėz Shaban Jashari (47), Ferida Hamėz Jashari (43), Adem Shaban Jashari (43), Adile Adem Jashari (40), Selvete Hamėz Jashari (20), Hidajete Rifat Jashari (18), Fitim Adem Jashari (17), Afete Hamėz Jashari (17), Besim Hamėz Jashari (16), Valdete Rifat Jashari (14), Lirije Hamėz Jashari (14), Igballe Rifat Jashari (14), Kushtrim Adem Jashari (13), Blerim Hamėz Jashari (12), Igball Rifat Jashari (11), Fatime Hamėz Jashari (8), Blerim Hamėz Jashari (7).

Mbetėn tė gjallė: Rifat Shaban Jashari (52), Murat Rifat Jashari (26), Bekim Hamėz Jashari (25), Iliriana Rifat Jashari (24), Lulzim Adem Jashari (22), Bashkim Rifat Jashari (22), Shqipe Adem Jashari (17), Besarta Hamėz Jashari (11), Fazli Rifat Jashari (10) dhe Marigona Adem Jashari (8).

Pothuajse i njejti fat i pėrcolli edhe familjet e tjera tė Jasharajve, si tė Qazimit, Beqirit, Sherifit, Zenės, Tahirit, Zukės, Sadikut, Hamitit, Qerimit, Maliqit, Halitit, Fejzės, Bajramit, Sinanit, Aliut, Smailit etj.

“Qė nga dita e tretė, kur rezistenca filloi tė bjerė, nė lagjen Jasharaj, nga mbrėmja, futen policia. Mblidhnin kufoma nga tė dy frontet. Kufomat tona i dėrguan nė Morgun e Prishtinės. Mė 8 mars, nė orėt e vona, i kthejnė nė Skėnderaj. Tėrė natėn i mbajnė nė kamiona tė policisė. Komandanti i policisė i shkon nė shtėpi Hilmi Nuradinit, mik i Shaban Jasharit dhe i kėrcėnohet: ‘Nėse nuk i pranoni kufomat, nė emėr tė shtetit, i varrosim ne vetė’. Hilmiu i thėrret disa qytetarė. Formohet Kėshilli i Pranimit dhe i Varrimit tė 48 kufomave, i pėrbėrė nga Emin Dajaku, zejtar nė Skėnderaj; Hilmi Nuradini, tregtar nga Klina e Poshtme; Ibush Kabashi, fotograf nga Palaci; Jahir Bejta, jurist nga Skėnderaj; Mehmet Ēollaku, jurist nga Qubreli; Nazif Goxhuli, mjek nga Skėnderaj; Rifat Bejta, arsimtar nga Prekazi dhe Ymer Gashi, jurist nga Skėnderaj. Mė 9 mars i pranuam kufomat. I vendosėm nė njė lokal tė gjerė nė deponė e Lah Hotit nga Tushilla. Me ne ishte edhe imami, mulla Osman Hoti i Likofcit. Filluam identifikimin. Erdhėn shumė gazetarė dhe agjenci televizive. Incizonin pamje tė tmerrshme. Tė nesėrmen, mė 10 mars, nga Gjakova na erdhėn arkivolet. I vendosėm kufomat nė to. Bartjen deri nė vendvarrim, e bėri policia me kamionėt e tyre. Kishte edhe serbė tė Bajės, zjarrfikės e tė burgosur. Deri sa shkuam ne pas tyre, nja 2 km. kėmbė, policėt i kishin lėshuar kufomat nėpėr varre, por mbrapsht, nė kundėrshtim me rregullat fetare islame. Na dhanė urdhėr tė prerė: ‘Vetėm 15 minuta keni afat pėr t’i varrosur’. Filluam punėn mė tė rėndė qė mund tė mbahet mend. Ishim vetėm 12 veta. Ēdo njėrit i rrinin nga tre policė mbi kokė. E mbuluam rendin e parė e pjesėrisht tė dytin. Komandanti i policisė urdhėron: ‘Arkivolet e tjera tė mbesin tė pambuluara’! Sigurisht, pasi u terrua, frikėsoheshin nga ndonjė rrezik i papritur.

Mė 11 mars, profesor Zekeria Cana, mulla Hajdin Aruēaj, Xhafer Murtezi, Hilmi Nuradini, Mehmet Ēollaku e Nazif Goxhuli, shkojnė nė Palc, ku ishte njė shtab i policisė, pėr tė kėrkuar garanci, deri sa tė mbulohen arkivolet. Marrėveshja arrihet por, me kusht, qė kufomat e mbuluara tė mos preken, ndėrsa tė tjerat tė rregullohen sipas normave fetare. U caktuan vetėm 60 veta, pėr tė marrė pjesė nė varrim. U nisėm prej Skėnderajit pėr nė Prekaz. Pas nesh vinte policia nė kolonė, me vetura, pizgauerė e tanke, qė u stacionuan nė Lagjen Jasharaj. E vėzhgonin sė afėrmi punėn tonė. Nė prani tė pjesėmarrėsve, tė gazetarėve tė vendit e tė huaj, me njė amin dhe njė minut heshtje, ua bėmė nderimet dėshmorėve tė kombit. Me fjalėn pėrfundimtare tė prof. Zekeria Canės, ashtu si mundėm, e pėrfunduam varrimin.

Policia, kufomat e tyre, qė i mbanin nė sekret tė plotė, i kėrkonin nėpėr shtėpitė gėrmadha tė Jasharajve. Megjithatė, njė gazetar i “Delo”-s sė Lubjanės, pohonte se kanė mbetur tė vrarė 72 pjesėmarrės tė forcave serbe’. Televizioni serb ‘B-92’, i Beogradit, lajmėron se ‘nė Luftėn nė Prekaz’, kanė mbetur 69 policė tė vrarė’. Ministri jugosllav i punėve tė brenshme, nė televizionin gjerman, ndonėse nga agjencitė thuhej se ‘nė Prekaz s’ka pasur luftė’, deklaroi se ‘nė Prekaz ėshtė bėrė njė luftė e madhe, sikur nė Luftėn e Dytė Botėrore”.

Rifat Jashari e Zukė Jashari, me mė tė afėrmit, me miq e dashamirė, nė Odėn e madhe tė Rifatit, tė punuar shpejt pas luftės, prej 12 qershor 1999, pa kufizim, mbajnė tė pamen tradicionale, mė tė madhe qė mbahet mend nė Drenicė. Megjithė dhėmbjen, pėr humbjen e 56 anėtarėve tė familjeve tė tyre, tė moshės prej 4-96 vjeē, qėndrojnė tė fortė. Janė tė vetėdijshėm se nuk ėshtė lehtė tė jesh nė piedestal tė luftės pėr ēėshtjen kombėtare. “Zoti ju lashtė shėndoshė o burra”, ishte refreni qė dėgjohej nga ngushėlluesit. “Qofshi shėndoshė. Edhe ju Zoti ju lashtė shėndoshė”, ua kthenin vizitorėve shprehjet e ngushėllimeve, siē u ka hije burrave me qėndresė tė pathyeshme. Qėndresė tė jashtėzakonshme tregonin tė gjithė tė mbijetuarit. “Rifati, motrat Hava (54), Zyla (49), Zoja (47), Qamilja (41) e Halimja (32), me bijė, bija, nipa e mbesa, krjionin pėrfytyrimin e pafundėsisė sė universit njerėzor, sikur Zoti kishte hedhur balsamin mbi plagėt qė kishin nė ato zemra tė mėdha”. Pyetjes: “A mund ti del Kosova pėrballė borxhit qė ia ka Familjes Tuaj”, Rifati i pėrgjigjet: “Jo, Kosova nuk i ka kurrfarė borxhi familjes sonė. Njėzet anėtarė tė kėsaj shtėpie dhe dyzet tė tjerė tė lagjes pėrreth, kanė rėnė duke e larė borxhin ndaj Kosovės sonė martire. E ky borxh ndaj Kosovės mund tė paguhet vetėm duke qenė tė bashkuar, nė luftėn tonė pėr liri e pavarėsi dhe pėr bashkim kombėtar”.

Trojet e Adem Jasharit, tani Kompleksi Memorial, i kanė vizituar edhe nga 5000 vizitorė nė ditė, nga gjithė hapėsira shqiptare e diaspora. Nga Shqipėria, pėrveē shumė udhėheqėsve tė shtetit, kanė ardhur edhe oficerė e pedagogė tė komandantit, nga Akademia Ushtarake e Tiranės, si Ylli Mici, Hasan Ymeri, Agron Dhinarko e Kastriot Hoxha. Bėnė vizitė edhe ushtarakė tė lartė tė NATO-s dhe pėrfaqėsues tė UNMIK-ut. Ishte kėtu edhe Xhozef Diogardi, nga Liga Shqiptaro-Amerikane. Erdhėn shumė shkrimtarė, gazetarė e artistė nga Evropa, Azia, Afrika, Australia e Amerika.

Bernar Kushner, ish-administrator i OKB-sė pėr Kosovė, mė 23 gusht, viziton familjen Jashari, tė cilėn e quajti “Familja e sakrificės”. Ndėr tė tjera tha: “Kjo familje luftoi me heroizėm, pėr tė fituar drejtėsi e demokraci nė Kosovė. Erdha qė t’iu pėrshėndes, pėr admirimin qė kam ndaj familjes Jashari. Dua tė them edhe njė tė vėrtetė tė madhe, se Prekazi lėvizi tė gjitha mekanizmat botėrore, qė ndikuan pėr tė vepruar konkretisht. Dhe, sikur tė kishte ēmim Nobel pėr liri, atėherė ai, me siguri, do t’i takonte familjes Jashari”.

Ismail Kadare, mė 20 nėntor 1999, viziton familjen Jashari. U tha: “Ngjarja nė kėtė vend ėshtė e hatashme dhe madhėshtore. Ėshtė rast tepėr i rrallė nė botė. Ėshtė fenomen qė tronditi globin. Lufta u bė shumė e fortė. Ranė shumė dėshmorė. Ra edhe komandanti i UĒK-sė. Komandantė, rrallėherė vriten nė luftė. Vrasja e komandantėve, nė mėnyrė tė veēantė, e madhėshton luftėn”. Njėri nga intelektualėt mikpritės, iu pėrgjigj: “S’ka pasur luftė nė Drenicė, kundėr okupatorėve, ku tė mos vriteshin komandantė. Kėshtu, nė Luftėn e Kosovės, mė 1389, vritet Milosh Kopiliqi, komandant i luftėtarėve drenicas. Mė 1878, nė mes Prokupes dhe Nishit, kundėr invazionit serb, vritet komandant Zeqir Llausha. E tani me radhė, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem Galica, Kamer Loshi, Nak Berisha, Lec Gradica, Zenel Baica, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Arif Shala, Rifat Berisha, e tani Adem Jashari, Fehmi Lladrofci, Ilaz Kodra, etj. S’mbahet mend qė, ndonjėri nga komandantėt, tė ketė vdekur me krye nė jastėk”.

Kadare, nė librin pėrkujtimor, shkruan: “Ndodhem nė familjen e Jasharajve, atje ku nisi njė flakė e madhėrishme, flaka e lirisė qė e ndriēoi krejt Prekazin, Drenicėn e mė pastaj mbarė Kosovėn. Ajo shkrepėtimė zgjoi nga gjumi Evropėn dhe botėn. Shekujt kalojnė, drita e lirisė, drita e atyre qė ranė pėr tė, nuk zbehet kurrė. Ndodhem kėtu i prekur thellė, si rrallėherė nė jetėn time. Ju falemnderit promete tė Jasharjave legjendarė.

 

HASHIM THACI

 

Hashim Thaqi

Lindi ne Buroje te Skenderajit ne nje Familje Bujare e Patriotike me 16/04/1968 Ishte nje ndere nxenesit me te dalluar ne shkollen fillore "Liria" ne Turiqevc. Hashim Thaqin edhe si femije nuk ke mundur kurre ta takoje me femijet tjere duke luajtur, kohe te lire per Hashim Thaqin nuk kishte, kohe e lire per te ishin vetem ato momente qe vente Librin nen sqetull, me fjale te tjera Libri ishte shoku me i ngushte i Hashim Thaqit edhe ne Femijeri, edhe si femije Hashim Thaqi i vogel kishte ndjenja Patriotike.-Shkollimin (Gjimnazin) e ka vazhduar pastaj ne Turiqevc e Skenderaj me sakte ne QAMO "Ramiz Sadiku" filimi i viteve nentedhjeta Hashimi ishte Student i dalluar ne Univerzitetin e Prishtines dhe ne afat rekord ka diplomuar /Histori/ si Prorektor Hashim Thaqi kishte organizuar rinine Studentore te Univerzitetit te Prishtines per te ngritur zerin e arsyes per Liri e Demokraci, ne kohen sa ishte student veprimi i tij shtrihej ne tere Kosoven, e edhe Drenicen nuk e harronte, pushtuesi e kishte te veshtire te ndalte "Vrullin" e Hashim Thaqit dhe te asaj Rinie qe ishin te perbetuar ta benin qlirimin e Kosoves, Hashim Thaqi ka jetuar edhe Ilegal ne truallin e tij Kosovar, dhe nuk ndalte dote veprimtarine Patriotike, dy vite Ilegal dhe Hashim Thaqit pasi ju dhane nga nje gjyq i Pushtuesit serb dhjet vite burg emigron ne Zvicerr, dhe ne atje nuk ndejti duarkryq, ne Univerzitetin e Zürich-it te Zvicrres po vazhdonte Studimet Posdiplomate per Histori.-Dhe prape e thirri zeri i Atedheut qe Hashim Thaqi me shume te rinje tjere ishte nder te paret qe u rreshtuan ne radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, dhe me vizionin e tij qe kishte per luften u zgjodh drejtor i drejtorise se pergjithshme te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ne lufte dhe pas luftes ishte Hashim Thaqi ai udheheqesi i Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe bisedoi me te gjithe dipolmatet nderkombetar per qeshtjen e situates se pazgjedhur ne Kosove, pas luftes u organizua me shoket e luftes ne formimin e nje partie te re politike PDK-se dhe zgjidhet kryetar i Partise Demokratike te Kosoves, dhe ne zgjedhjet e pergjithshme qe jane mbajtur ne Kosove ka fituar 30% te votave ne Kosove. Hashim Thaqi per shume diplomat nderkombetar eshte Ardhmeria me e ndritur e Kosoves, Thaqi ka folur edhe ne Institutin Amerikan per Paqe, pastaj ne Londer ne Institutin Mbreteror etj. per veprimtarine e Thaqit nuk ka nevoje te shkruhet me shume se kjo thenje e nje diplomati kosovar, "Hashim Thaqi ka lindur se bashku me shume Shqiponja tjera ne Trojet e Drenices Legjendare"

                                                              

BUROJA Pra mu ne kilometrin e dymbdhjetė te rruges Skenderaj-Kline, nė tė djathte fillon nje rruge e shtruar me rėrė, rrugė e rendit te katert pra, dhe mu aty ne atė udhkryq fillon te shtrihet fshati Burojė qe eshtė nje fshat i rrafsht i regjionit te Drenices, apo me sakt fshati i fundit ne perendim te ketij regjioni, banoret e Burojes merrėn me bujqesi, ku kultivohet sidomos gruri dhe misri, por pa harruar ketu edhe pemet e shumta qe kane fshataret, pastaj te permendim edhe burimet qe ka buroja, mu ne mes te fshatit eshtė nje burim uji /Qeshmja/ aq i ftohte dhe aq i lehtė per ta pirė, qe vjenė dikund nga bjeshket e moknes, pastaj edhe nej burim tjeter qe shumė shpejt pritet qe nga ai burim te punohet ne rrjetin e furnizimit te fshatit me ujė te pijėshem /Topliku/ buroja ėshtė e njohur edhe per vetėkontribut, para dhe pas lufte, pastaj per mirqenje dhe qetesi, ne burojė nuk ka ndodhur kurr, as me e vogla zenkė me burojasve, e per mosmarrveshje te medha nuk mbanė mend kush te kenė ndodhur ne kėtė anė te Drenices, dhe me e rendesishmja e fshatit burojė, banoret e burojės qe moti kanė filluar te shkollohen, se aty moti eshtė thėnė se pasuria e njeriut ėshtė dija, dhe ka shumė te rinje te reja qe studioinė ne Univerzitetin e Prishtines dhe ate te Tiranes, ne buroje ka mjek tė pergjithshėm, stomatolog, profesor, njerėz te politikes, pastaj edhe artist, shkrimtar, yje muzike, rapsode burimor, buroja ka edhe xhaminė 300 vjeqare, qe u shkatrrua gjatė luftes,fshati burojė ka mbi 250 familje, dhe ne pėsembdhjet vitet e fundit u ndertuan pothuaj ne qdo familje nje shtepi e re, por lufta e demtojė shumė burojen, si qdo vend tjeter te Kosoves,por pas lufte perseri me vrull te ri, buroja prapė filloj te lulezojė si me parė, te rėnėt janė themeltarė te lirisė qe kemi, kjo eshtė motoja e burojasve, edhe nga buroja te rinjė e tė reja rroken pushken dhe ju bashkuan UCK-se qe ne oret e para te themelimit,pakez a shumė bėnė dhe bėjnė per Kosoven tri personalitete nga buroja, shkrimtari Nebil duraku, kengetari Ilir Shaqiri dhe Kryetari i PDK-se /ish drejtor i drejtorisė sė pergjithshme te UCK-se/ Hashim Thaqi....

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!